AKTUALITET, 8 Qershor 2021, 19:06

Mladiç përjetësisht në burg, Blinken: SHBA do të vijojë të ngrejë zërin për drejtësi!

Mladiç përjetësisht në burg, Blinken: SHBA do të

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken ka reaguar pasi gjykatësit e Kombeve të Bashkuara vendosën të martën të lënë në fuqi dënimin me burgim të përjetshëm për ish-komandantin ushtarak të serbëve të Bosnjës, Ratko Mladiç.

Në një postim në Twitter, Blinken shprehet se shpreson që vendimi i sotëm mund t’u sjellë paqe viktimave dhe familjarëve të tyre.

Ai thekson se SHBA do të vijojë të ngrejë zërin për drejtësi dhe përgjegjësi.

I cilësuar si “kasapi i Bosnjës”, Mladiç u dënua në nëntor të vitit 2017 nën akuzat që përfshinin vrasjen e mbi 8 mijë djemve e burrave në korrik të vitit 1995 në Srebrenicë, ndër mizoritë më të rënda në Evropë që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore. Masakra u krye në një zonë që ishte shpallur e mbrojtur nga Kombet e Bashkuara.

https://twitter.com/SecBlinken/status/1402304684665225219?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1402304684665225219%7Ctwgr%5E%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fabcnews.al%2Fmladic-perjetesisht-ne-burg-blinken-shba-do-te-vijoje-te-ngreje-zerin-per-drejtesi%2F