AKTUALITET, 22 Korrik 2021, 16:51

E rëndë në Fier/ 47-vjeçari vetëvritet me pistoletë në dyqanin e tij

E rëndë në Fier/ 47-vjeçari vetëvritet me

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e sotme në Fier. Një 47-vjeçar ka vetëvrarë veten me pistoletë brenda dyqanit të tij suvenir.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:10 në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Fier.

Bëhet fjalë për Arjan Asllanin, pronarin e dyqanit suvenir por nuk dihen ende shkaqet që e kanë çuar 47-vjeçarin të marrë një akt të tillë.

Policia ndodhet në vendngjarje për të bërë të mundur zbardhjen e plotë të rrethanave.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 15:10, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, Fier, shtetasi A. A., 47 vjeç, banues në Fier, dyshohet se është vetëvrarë me armë zjarri pistoletë në dyqanin e tij suvenir. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.