AKTUALITET, 16 Korrik 2018, 09:16

Degradon festa në Paris, francezët bastisin dyqanet dhe përplasen me policinë

Festa për Kupën e Botës ka përfunduar në përplasje mes policisë dhe tifozëve në rrugët e Parisit.

Në kryeqytet, 30 të rinj u ndaluan nga policia, pasi grabitën një dyqan shampanje dhe vere në Elize.

Pati edhe përleshje sporadike mes policisë dhe grupeve të tifozëve, të cilët godisnin me karrige, ndërsa efektivët kundërpërgjigjeshin me gaz lotsjellës. Për më shumë shikoni fotot më poshtë: