Shampanjë franceze në Rusi, Franca për herë të dytë Kampione e Botës
TPZ
Franca triumfoi 4-2 ndaj Kroacisë në finalen e “Rusi 2018”, duke u shpallur për herë të dytë Kampione e Botës, pas asaj në vitin 1998.
Francezët barazuan Argjentinën dhe Uruguain me nga dy trofe.
Autogoli i Mandzukiçit, penalltia e Grizmanit dhe dy golat nga Pogba dhe Mbape, i bënë të pavlefshëm golat e Perisiçit dhe Mandzukiçit.
Kroacia bëri një futboll të bukur, por Franca bëri një lojë racionale dhe shënoi atëherë, kur ajo kishte më shumë nevojë.
Min.18’: Francë-Kroaci 1-0. Grizman ekzekuton një goditje të lirë dhe sulmuesi kroat Mario Mandzukiç shkakton një autogol, duke e devijuar topin me kokë në portën e tij.
Min.28’: Francë-Kroaci 1-1. Pas zhvillimeve të një goditje të lirë, Ivan Perisiç shënon një gol të bukur, duke barazuar rezultatin.
Min.38’: Francë-Kroaci 2-1. Pas një goditje kendi të ekzekutuar nga Grizman, Perisiç e prek topin me dorë. Gjyqtari Pitana konsultohet me VAR-in dhe pas shqyrton pamjet akordon penallti. Grizman tregohet i saktë nga pika e bardhë. Goli i katërt në këtë Botëror për sulmuesin francez.
Min.59’: Francë-Kroaci 3-1. Pol Pogba shkruan emrin e tij në historinë e finaleve, me një gol të bukur, duke i goditur kroatët në momentet e tyre më të mira.
Min.65’: Francë-Kroaci 4-1. Kylian Mbape gjen pak hapësirë në zonën kroate, dhe me një gjuajtje precize mposht Subashiçin.
Min.69’: Francë-Kroaci 4-2. Një gafë e pafalshme e portierit të Francës, Hugo Loris, i jep mundësi Mandzukiçit të shënojë një gol thuajse aksidental.
a href="http://www.tpz.al/2018/07/15/shampanje-franceze-ne-rusi-franca-per-here-te-dyte-kampione-e-botes/01-54/" rel="attachment wp-att-128984">