AKTUALITET, 6 Maj 2021, 10:52

Covid-19/ Mbi 400 mijë raste dhe mbi 3 mijë viktima gjatë 24 orëve në Indi

Covid-19/ Mbi 400 mijë raste dhe mbi 3 mijë viktima gjatë 24

India ka raportuar 412,262 raste të reja, shifra më e lartë në 24 orë që nga fillimi i pandemisë. Numri total i të infektuarve ka shkuar në 21,077,410.

India raportoi gjithashtu 3,980 viktima në 24 orë, dita e nëntë radhazi që vendi shënoi mbi 3 mijë viktima. Numri total i viktimave ka shkuar në 230,168.

Vendi është përfshirë nga një valë e dytë e Covid.

Gjatë 30 ditëve, India ka regjistruar 8.3 milion raste. Që nga 22 prilli, më shumë se 300,000 raste janë shënuar çdo ditë.