LIFESTYLE, 3 Korrik 2018, 10:56

Butrint Imeri feston ditëlindjen, ama dhuratën më të bukur ua bëri ai fansave të tij

Butrint Imeri feston ditëlindjen, ama dhuratën më të bukur

Butrint Imeri është ndër këngëtarët më të dashur për publikun shqiptar, si dhe ndër më të talentuarit. Në vetëm 4 javë, kënga e tij “Ma Cherie” ka arritur në 18 milionë klikime në “Youtube”.

https://www.instagram.com/p/BkvsrzmH20v/?taken-by=butrint_official

Ditën e sotme, Butrint Imeri feston 22-vjetorin e lindjes. Me një gotë verë në dorë, Imeri shfaqet i buzëqeshur në foton e postuar në profilin e tij në “Instagram”, ku njofton se është ditëlindja e tij. “22, por prapë shumë i ri”, – shkruan këngëtari, krahas fotos.  Mirëpo Butrint Imeri ka vendosur t’i dedikojë një dhuratë fansave të tij në ditën e lindjes. Këngëtari do të publikojë përgjatë ditës së sotme, këngën e tij më të re me titull “Alea”.

https://www.instagram.com/p/BksU1I8nbLr/?taken-by=butrint_official

“Në ditën e lindjes tem, 3 korrik (e martë), ora 15:00, dhurata jem për juve “ – shkruan Butrint krahas fotos së shkëputur nga videoklipi i veçantë, në profilin e tij në “Instagram”.

https://www.instagram.com/p/Bkf3wE4nm1K/?taken-by=butrint_official

Mirëpo Butrint Imeri nuk ndalet! Së shpejti, do të publikohet edhe kënga në bashkëpunim me këngëtarin Capital T.