TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Ministrja e Marrëdhënieve me Parlamentin, Elisa Spiropali, është përplasur me analistin Artan Hoxha, lidhur me lirinë e mediave. Të dy të ftuar në emisionin “Java në RTSH”, kanë folur lidhur me tendencën e mediave kryesore në vend, për të sulmuar ose për të mbajtur “anën” e qeverisë në pushtet. Spiropali ka mohuar qeveria se, është favorizuar nga mediat, ndërsa analisti pretendon të kundërtën.
PJESË NGA DEBATI:
Elisa Spiropali: Mediat dihet që e shijojnë kur dalin kundër qeverisë. Ne na shijon t'i kemi përballë. Të gjithë! Luli, Monika, Nardi, etj.
Artan Hoxha: Qenkeni mazokiste.
Elisa Spiropali: Më thuaj, cilat janë këto media që mbrojnë Edi Ramën?
Artan Hoxha: Mediat kryesore janë pro qeverisë. Nuk thuhet hapur, por vihet re në trajtimin e ngjarjeve.
Elisa Spiropali: Këtë e paskeni vënë re vetëm ju. Nuk janë si ato që thoshin që i ka vrarë opozita ata në 21 janar.
Artan Hoxha: Ishin komente ato.