TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, shpreson në një marrëveshje për postin e presidentit, në të kundërtën vendi shkon në zgjedhje. Partia e tij në gusht të këtij viti shpalli kandidaturën e kreut të saj, Ramush Haradinajt për president.
Por takimi që një ditë me parë kishte me Thaçin dhe Veselin, nuk i ka dhënë shumë siguri Haradinajt se ai mund të bëhet president. Në një intervistë për T7, ish kryeministri ka thënë që janë në diskutim me partnerët për këtë punë.
E nëse nuk gjendet një zgjidhje që ai të bëhet President, atëherë vendi sipas tij, do të shkojë në zgjedhje. Ish kryeministri nuk e mohon mundësinë e përfshirjes së PDK-së në qeveri. Më tej Haradinaj tha se pret të hidhet poshtë aktakuza ndaj Thaçit e Veselit.