AKTUALITET, 10 Janar 2021, 20:53

Darka luksoze në Dubai/ Dritan Hila: Prisni që delegacioni të hajë sufllaqe? Pika që s'ju bie në muhabet...

Darka luksoze në Dubai/ Dritan Hila: Prisni që delegacioni të


Darka e disa prej ministrave të qeverisë në restorantin luksoz në Dubai, përveç revoltës në rrjetet sociale, ka sjellë edhe reagimin e gazetarit Dritan Hila, i cili e sheh nga një këndvështrim krejt ndryshe këtë ngjarje.

Hila ngre disa pyetje, që mbartin brenda edhe përgjigjen, duke ironizuar reagimet në rrjetet sociale.

"Prisni që delegacionet zyrtare të hanë sufllaqe ose doner me vetëshërbim në vizitat që bëjnë?!", pyet dhe çuditet njëkohësisht gazetari.

Për më shumë, lexojeni të plotë reagimin e mbushur me pytetje retoriko-ironike, të gazetarit Hila: 

"Prisni qe delegacionet zyrtare te hane sufllaqe ose doner me vetesherbim ne vizitat qe bejne?!

Besoni qe Berisha dhe Meta kane marre djathe e sallam me vete per te shtruar darkat zyrtare ne vizitat jashte?

Kujtoni se Luli neser ne pushtet do filloje te haje sandwich?

Ju duket cool te hash mish tek Nusreti?

Ju çudit prania e biznesmeneve ne delegacionet zyrtare kur flitet per investime?

Mendoni se duhet te flene ne motele autogrilli pa kondicioner?

Mendoni qe keta qe ulerijne per darken tek Nusreti nuk mendojne te shkojne sapo ti jepet mundesia?!

Pika ne muhabet. Tamam spirre fejsbuksish", shkruan Hila.

/TPZ.al/