AKTUALITET, 10 Janar 2021, 20:27

Çahet toka në Lezhë, shtëpia ndahet në dysh, shpërngulen banorët: Nuk rikthehemi më

Çahet toka në Lezhë, shtëpia ndahet në dysh,

Në fshatin Kashnjet në Lezhë problemet me rrëshqitjet e dherave vijojnë të detyrojnë banorët që të shpërngulen që aty. Në fshatin Sukaxhi është shembur një banesë, si rezultat i shembjes dheut.

Banesa e Pjeter Ndue Fizit është ndarë në mes si pasojë e rrëshqitjes së gjithë zonës përreth duke e kthyer në një rrezik për familjarët. Sipas familjarëve, ata janë larguar tashmë duke u strehuar tek të afërmit, ndërsa e shohin të pa mundur rikthimin.

Banorët thonë se nga ana e organeve ende nuk ka asnjë ndihmë.