AKTUALITET, 10 Janar 2021, 19:17

“S’ka ardh kush me na pa”, Basha pranë banorëve të zonës së përmbytur në Bubq: Pas 25 prillit qeveria do e ketë mendjen tek ju! (VIDEO)

Kryedemokrati Basha iu është gjendur sot pranë edhe banorëve të dëtmuar nga përmbytjet në fshatin Murqin, Njësia Administrative Bubq.

Sipas kryedemokratit, qeveria duhet të kishte vënë dorë para 3 apo katër vitesh për t’ju ardhur në ndihmë këtyre banorëve, por ka menduar veç për veten e saj.

Kjo situatë, siç premtoi Basha, do të ndryshojë pas 25 prillit.

Basha: E gjithë kjo zonë ka qënë e mbulume ëë?

Banori 1: Po, komplet, plus edhe tokat e Mallkuçit

Basha: I kanë pas të mbjella besoj?

Banori 1: Me grurë, jonxhë përgjithësisht

Basha: Të gjitha të shkatrrume?

Banori 1: Po, pjesa më e madhe. Ne e kena të vazhdueshme këtë situatë sa herë bie shi. Kanalet nuk pastrohen fare, zgjidhje s’ka.

Basha: Kush është i zonës këtej?

Banori 2: Unë jam, janë 17 shtëpi, ky fenomen përsëritet sa herë bie shi. Sot jemi të izoluar për çdo gjë. Ky fenomen përsëritet sa herë bie shi, na i prish lumi të gjitha çfarë kemi mbjellë.

Basha: Sipërfaqja e kultivume e përmbytur sa llogaritet?

Banori 2: Rreth 100 apo 150 hektarë

Jo veç në dimër, por neve edhe në verë e vuajmë këtë situatë. Nga qeveria askush nuk ka ardhur

Basha: As autoritetet lokale?

Banori 3: Jo, jo askush nuk ka pyetur a keni bukë

Basha: Nuk është puna me ardh këtu veç kur vjen uji, kjo është katastrofë, qeveria e ka mendjen vetëm tek vetja e vetë.

Banori 3: Nëse bëhet puna tamam njerëzit të vlerësojnë vetë.

Basha: Unë ju garantoj se çfarë kemi në dorë do e bëjmë. Kam ardhur t’ju shoh se pas 25 prillit s’do kemi qeveri që merret me veten e saj por me të gjithë ju. Këto punë mund të ishin bërë para 3 apo 4 vitesh por ata e kanë pas mendjen tek vetja e vetë.