SPORT, 23 Qershor 2019, 12:25

Çunat e hashashit dhe djemtë e rigonit

Çunat e hashashit dhe djemtë e rigonit


Nga Ilir Babaramo

Një duzinë "çunash" i kishin zëna pritë sot "komandantit" në urë të Leklit. Ishte një shprehje spontane e dashurisë së tyre për udhëheqësin.

Në fakt, "gjelbërimi" i atyre skërkave gjatë pesë viteve të fundit u jep plotësisht të drejtë.

Entuziazmi i tyre më kujtoi një këngë të festivalit folklorik të Gjirokastrës: djemtë e varfër të rigonit, shqiponja që fluturonit.

Por atyre anëve ka një këngë akoma më të vjetër se festivali: fisi do shkojë në fis, rigoni nuk bëhet lis.