SPORT, 9 Qershor 2019, 22:38

VIDEO/ Portugalia futet në histori, fiton trofeun e parë të Ligës së Kombeve. Holanda e dyta

VIDEO/ Portugalia futet në histori, fiton trofeun e parë të



U luajt në stadiumin “Dragao” të Portos finalja e Ligës së Kombeve mes Portugalisë dhe Holandës.

Pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura, ku të dy ekipet më tepër menduan për të mos pësuar, sesa tentuan të shënonin.

Në pjesën e dytë, në minutën e 60-të, janë portugezët që kalojnë në avantazh. Guedes gjuan fort dhe saktë nga jashtë zone, duke e dërguar topin në rrjetë.

Ky ishte goli i vetëm i kësaj finaleje dhe Portugalia bëhet fituesja e parë e Ligës së Kombeve, këtij kompeticioni më të ri të UEFA-s.

[video width="426" height="236" mp4="https://cdnimpuls.com/tpz.al/wp-content/uploads/2019/06/3KuCJQZ6JYxyeq8HCzPS_09_e6d78cd285c25ee6b2a3621592e0be6e_video_240p_converted.mp4"][/video]