AKTUALITET, 2 Gusht 2020, 13:37

U vrā gjatë aksionit për kapjen e një krīmineli, përkujtohet 20-vjetori tragjik i kryepolicit Zylyftari

U vrā gjatë aksionit për kapjen e një krīmineli,


Është përkujtuar mesditën e sotme në Berat 20-vjetori i rënies në krye të detyrës i ish/drejtuesit të lartë të Policisë së Shtetit, kolonel Arben Zylyftarit.

Në ceremoninë përkujtimore në nderim të tij kanë qenë të pranishëm Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, drejtues të lartë të Drejtorisë Vendore të Policisë Berat, familjarë të Arben Zylyftarit dhe drejtues vendor.

Pas ekzekutimit të Himnit të flamurit, ka qenë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ai që ka hapur edhe ceremoninë përkujtimore në nderim të Kolonel Arben Zylyftarit, me të cilin Veliu ka pasur nderin të punonte 1-vit në Policinë e Vlorës.

“Jemi këtu për të kujtuar dhe nderuar veprën e mikut tonë të shtrenjtë, Arben Zylyftarit. Sot është një ditë kujtese dhe vlerësimi pasi ai ishte një oficer policie që humbi jetën në krye të detyrës.

Si sot 20-vite më parë, dora krīminale vrāu në krye të detyrës një nga oficerët dhe drejtuesit e Policisë së Shtetit, që nuk zgjodhi të komandonte nga zyra por vendosi të drejtonte vetë një operacion policor për kapjen e një autori me veprimtari të rrezikshme krīminale dhe fatkeqësisht dora krīminale i mori jetën Arbenit”- ka thënë Veliu.

Ardi Veliu ka deklaruar se, dora ktīminale që u ngrit mbi Arbenin ka tre dekada që po përpiqet të sfidojë shtetin. Duke deklaruar se, dita e sotme është një ditë kujtese dhe vlerësimi, ditë apeli dhe kujtimi, një ditë për të risjellë në vëmendjen e të gjithëve vlerat dhe sakrificën sublime të qindra dëshmorëve të atdheut, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka deklaruar se, policia nuk do të rresht kurrë pa vënë përpara drejtësisë shkelësit e ligjit.

Në ceremoni ka folur edhe djali i Arben Zylyftarit, Franc Zylyftari,i cili e ka cilësuar veprën dhe figurën e babait të tij si një shembull dhe një simbol për të gjithë studentët e Akademisë së Policisë së Shtetit.

Arben Zylyftari ishte kolonel i Policisë Shqiptare. Ai u vra në krye të detyrës më 2 Gusht të vitit 2000, gjatë një operacioni policor. Ish kreu i Drejtorisë së Policisë së qarkut Shkodër, kolonel Arben Zylyftari, është shpallur “dëshmor i atdheut” dhe është vlerësuar me titullin më të lartë “Gjergj Kastrioti Skënderbeu”, pas vdekjes, nga ish presidenti Rexhep Mejdani.

Më 13 Dhjetor 2000, Akademisë së Policisë së Shtetit, iu dha emri “Akademia e Policisë Arben Zylyftari”.