AKTUALITET, 8 Korrik 2020, 19:35

Covid prek bluzat e bardha dhe në Elbasan, dalin pozitivë një mjek pediatër dhe një infermier

Covid prek bluzat e bardha dhe në Elbasan, dalin pozitivë një

Gjatë 24 orëve të fundit janë konfirmuar pozitivë me koronavirus tre persona në Elbasan. Të infektuar me Covid janë një mjek pediatër, një infermier dhe një oficer i Policisë Rrugore.

Ndërkohë, është mbyllur reparti i Gjinekologji-Obstretika në këtë qytet, pasi katër infermiere rezultuan me koronavirus.

Rekordi i të infektuarve në qytetin e Elbasanit u regjistrua javën e kaluar, ku rezultuan pozitivë 8 persona.