TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Një shtetas shqiptar, u arrestua nga Policia Hekurudhore ditën e sotme (8 korrik) në stacionin Peschiera del Garda për dhūnë dhe plāgosje.
Oficerët e sigurisë gjatë vëzhgimit në stacionin për sigurinë e udhëtarëve që prisnin trenat, vunë re disa të rinj që ishin ulur rrezikshëm në anën e trotuarit me këmbët e tyre të zgjatura drejt platformës.
Pas thirrjes së sigurisë, të rinjtë u larguan me përjashtim të një shtetasi shqiptar, i cili filloi të përgjigjej kundër policëve duke i provokuar dhe më pas i goditi.
Kur u pyet për të treguar një dokument identiteti, shqiptari reagoi dhūnshëm, duke kërcënuar dhe goditur agjentët me shkelma dhe grushte.
Një prej oficerëve të sigurimit, i cili u plagos, u drejtua në trajtim mjekësor në dhomën e urgjencës, ku është jashtë rrezikut për jetën.