TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Autoritetet greke njoftojnë për 31 raste të reja me coronavirus, nga të cilat katër janë identifikuar pas inspektimeve në pikat e hyrjes në vend.
Numri i përgjithshëm i rasteve arrin në 3803.
31 rastet e reja janë ifdentifikuar në zona si më poshtë:
Katër raste u zbuluan gjatë kontrolleve të bëra në portat hyrëse të vendit, 3 raste kanë ardhur vullnetarisht për kontroll,6 janë regjistruar në njësinë rajonale të Atikës, 8 në njësinë periferike të Selanikut, 8 në njësinë rajonale të Imathia, 1 në njësinë rajonale të Halkidiki, 6 në njësinë rajonale të Kozan dhe 1 në njësinë rajonale të Kastoria.
Asnjë vdekje e re nuk u shënua, ndërkohë që 10 pacientë janë të intubuar.