TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Partia Demokratike, me anë të ish-deputetit të saj, Klevis Balliu, ka publikuar disa pamje, ku tregohen përmbytjet në Pogradec.
Balliu shprehet se, Pogradeci përmbytet, për shkak të vjedhjeve që bën Edi Rama dhe Rilindja.
Postimi i Klevis Balliut:
POGRADECI PËRMBYTET PËR SHKAK TË VJEDHJEVE TË RAMËS.
Kjo është qeveri e makthit, e vjedhjes dhe e bandave. Asnjë masë nuk merret nga pushteti lokal dhe ai qëndror për qytetet dhe qytetarët.
Qyteti i Pogradecit përmbytet në verë ndërsa pushteti lokal dhe ai qëndror nuk ekziston.
Prej 8 vitesh Pogradeci është lënë në harresë, e janë pikërisht vjedhjet e pushtetit të Rilindjes që shkatërrojnë qytete dhe vjedhin qytetarët.
Të bashkohemi së bashku për të shpëtuar këtë qytet të bekuar nga i mallkuari Edvin Rama.