AKTUALITET, 12 Korrik 2020, 16:33

Të shtëna me armē në Uashington, dy persona humbin jetën në vend, plagosen edhe dy të tjerë. Detajet

Të shtëna me armē në Uashington, dy persona humbin jetën

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur nga një sulm me armē zjarri, që u bë të shtunën në mbrëmje në Bellevue në Uashington.

Sipas policisë sulmi ka ndodhur rreth orës 19:30. “Në momentin që arriti në vendngjarje, policia gjeti një të vdekur dhe një të plagosur në gjendje të rëndë në hollin e katit të tretë të një blloku apartamentesh”- tha Steve Mylett, shefi i policisë në Bellevue, shkruan CNN.

‘Edhe pas ndërhyrjes së mjekëve i plagosuri ndërroi jetë. Njëri nga burrat kishte plagë me armë zjarri, ndërsa tjetri një plagë me thikë”- shtoi Mylett.

I burrë i plagosur u gjet me shumë plagë dhe u dërgua në Qendrën Mjekësore Harborvieë në Seattle, ku raportohet se është në gjendje të rëndë.

Ndërsa një grua u dërgua në një spital me disa plagë, por fatmirësisht gjendja e saj është e qëndrueshme.