AKTUALITET, 10 Korrik 2021, 20:06

COVID-19 në Itali/ 12 viktima dhe 1400 raste të reja gjatë 24 orëve të fundit

COVID-19 në Itali/ 12 viktima dhe 1400 raste të reja gjatë 24

Në 24 orët e fundit në Itali janë regjistruar 1.400 raste të reja me COVID-19.

Lajmi është konfirmuar nga Ministria e Shëndetësisë në vendin fqinj, e cila thotë se për fat të keq, nuk kanë fituar betejën me virusin 12 qytetarë.

Në njësitë e kujdesit intensiv, në të gjitha spitalet e vendit, aktualisht janë të shtruar 161 pacientë.

Aktualisht 1.147 pacientë janë të shtruar në spital me simptoma të lehta të virusit, ndërsa në të gjithë vendin, rastet pozitive janë 41.015.

Ministria e Shëndetësisë më tej, apelon qytetarët që të tregojnë kujdes dhe të respektojnë me përpikmëri masat e vendosura prej tyre.