AKTUALITET, 3 Maj 2021, 15:12

Çfarë po ndodh me OFL? Artan Hoxha bën paralajmërimin e fortë për atë që na pret

Çfarë po ndodh me OFL? Artan Hoxha bën paralajmërimin e
Gjykata e Posaçme ka rrëzuar sot kërkesën e SPAK-ut për konfiskimin e “Golden Resort” në pronësi të Altin Hajrit. Këtë zhvillim të fundit, gazetari Artan Hoxha e cilëson një fund të lumtur të një përralle me OFL. Kjo pasi “Golden Resort” ishte pasuria e pare e sekuestruar nga Operacioni Forca e Ligjit. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, Hoxha kujton se OFL nisi një vit para zgjedhjeve për të pastruar qeverinë Rama nga akuzat për implikim me krimin e organizuar. “E mbani mend se një nga akuzat kryesore, qe i behej presidentit nga qeveria, ishte miqësia e tij me personazhe të botes së krimit, subjekt i OFL-së, pikërisht me vëllezërit Hajri?!! Ju kujtohet qe në zgjedhjet e 2017-es një nga mbeshtetësit kryesorë dhe financues të LSI-së në zonën e Shijakut, ishin vëllezerit Hajri?!” shkruan gazetari në postimin e tij. Sipas Hoxhës, tashmë OFL e ka arritur qëllimin që siç shprehet gazetari ishte pastrimi i imazhit të qeverisë para ndërkombëtareve dhe tani “OFL-së i bëhet nafta pasi nuk i duhet më askujt.” Në përfundim, Artan Hoxha ngre pyetjen: “A e dini, për kë force politike beri fushate në zgjedhjet e 25 prillit Altin Hajri, pavarësisht se vazhdonte të ishte në kërkim për rrëmbimin, vrasjen dhe zhdukjen e kufomës, së Jan Prenges? Besoj e kuptoni, nuk ka nevoje t’ua them unë…” POSTIMI Fundi “i lumtur” i një përralle, me OFL!!! E mbani mend OFL(Operacioni Forca e Ligjit) e famshme, qe nisi nje vit para zgjedhjeve, per ta pastruar qeverine Rama nga akuza me e rende, implikimi i saj me krimin e organizuar??!! E kujtoni ku nisi ky mega-operacion i propaganduar, me buje nga qeveria Rama?! E dini ku u shfaq per here të pare ajo policia bjonde me syze dielli të erreta?!! E mbani mend se nje nga akuzat kryesore, qe i behej presidentit nga qeveria, ishte miqesia e tij me personazhe te botes se krimit, subjekt i OFL-se, pikerisht me vellezerit Hajri?!! Ju kujtohet qe në zgjedhjet e 2017-es nje nga mbeshtetesit kryesor dhe financues të LSI-se në zonen e Shijakut, ishin vellezerit Hajri?!! E pra, gjithçka nisi tek dera e bukur e kompleksit luksoz Golden, të familjes Hajri në Shijak. Tashme OFL-ja e arriti qellimin, e pastroi imazhin e qeverise para nderkombetareve, se lidhjet me krimin e organizuar jane vetem nje fake news i medias dhe i kundershtareve politike. Nderkohe zgjedhjet e 25 prillit u fituan me sukses. Epo tani, bëjini naftën OFL-së, se nuk i duhet më askujt… Kompleksi Hajri, ku u pa i filmuar per here te fundit Jan Prenga dhe nga ku u zhduk për të mos u gjetur kurre kufoma e tij, tashme rezulton me vendim gjykate, se eshte ndertuar me burime financiare të ligjshme… Kot sa për kuriozitet, po ju bej nje pyetje, të fundit. A e dini, për kë force politike beri fushate në zgjedhjet e 25 prillit Altin Hajri, pavarësisht se. vazhdonte të ishte në kerkim për rrembimin, vrasjen dhe zhdukjen e kufomes, së Jan Prenges???!!! Besoj e kuptoni, nuk ka nevoje t’ua them unë….

Fundi “i lumtur” i një përralle, me OFL!!! E mbani mend OFL-në (Operacioni Forca e Ligjit) e famshme, qe nisi nje vit...

Posted by Artan Hoxha on Monday, May 3, 2021