AKTUALITET, 8 Mars 2020, 18:45

VIDEO/ Meta takon ish presidenten e Kosovës Jahjaga: I dhurova një buqetë lule për 8 mars, urime për të gjitha gratë e Kosovës

VIDEO/ Meta takon ish presidenten e Kosovës Jahjaga: I dhurova një

Presidenti i vendit Ilir Meta ka realizuar sot më dfatë 8 mars, Ditën e Gruas me ish presidenten e Kosovës Atifete Jahjaga.

Meta shprehet se ishte një kënaqësi të takojë Jahjagën, ndërsa shton se i ka dhuruar asaj një tufë lule si dhuratë për 8 marsin.

Po ashtu, presidenti Meta thotë se më këtë rast uron të gjitha nënat, gratë dhe motrat e Kosovës.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Kënaqësi të takoja sot Presidenten Atifete Jahjaga dhe t’i dhuroja një buqetë më lule? me rastin e 8 Marsit, duke uruar me këtë rast edhe të gjitha nënat, gratë dhe motrat e Kosovës.

Mbështetje të plotë dhe solidaritet me kauzën fisnike të “Fondacionit Jahjaga”. ??❤??

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/524860148463863/