AKTUALITET, 8 Shtator 2021, 10:21

Shqiptarja fiton çmimin prestigjioz të modës nga Louis Vuitton, Rama shpreh publikisht krenarinë

Shqiptarja fiton çmimin prestigjioz të modës nga Louis Vuitton,


Të martën në mëngjes, stilistja shqiptare e veshjeve  Nensi Dojaka u shpall fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj.

Ajo domonoi mes 1,900 aplikantë nga 110 vende të ndryshme të botës, duke fituar shumën prej 300,000 € dhe menaxhimin njëvjeçar nga fondacioni i njohur.

Lidhur me këtë sukses, ka reaguar mëngjesin e sotëm, edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka postuar në Instagram një foto të Nensit me çmimin e fituar dhe disa nga punimet e saj.

W?WW?WW?W

NENSI DOJAKA fituese e çmimit prestigjioz të Fondacionit Louis Vuitton për stilistët e rinj⭐️⭐️⭐️⭐️⭐️

Çfarë talenti❤️Çfarë krenarie”, ka shkruar Rama krahas fotove.

Shqiptarja u zgjodh nga një juri e udhëheqësve të industries ndërkombëtare të modës, përfshirë Marc Jacobs, Maria Grazia Chiuri të Dior, Kim Jones të Fendi, Virgil Abloh të Louis Vuitton, Stella Mccartney dhe Jonathan Anderson të Loewe

[gallery ids="564537,564536,564535,564534,564533,564532,564531"]