SPORT, 11 Dhjetor 2019, 00:01

Napoli shkarkon Ançelotin edhe pas fitores

Napoli shkarkon Ançelotin edhe pas fitores


Napoli ka shkarkuar Karlo Ançelotin. Edhe pas fitores mbrëmjen e sotme në Champions League përballë Genk-ut, duket se fati i italianit ishte vendosur.

Pas një takimi me Aurelio De Laurentis, presidenti i Napolit i ka komunikuar trajnerit se nuk do të jetë më trajner i klubit, ndërkohë që raporti i miqësisë mes tyre vazhdon pa cënim. “Sky Sport” shprehet se takimi ka qenë i shkurtër, pasi De Laurentise kishte ndarë mendjen për atë që do i komunikonte Ançelotit.

Në Itali ndërkohë, e bëjnë të sigurt se ditën e nesërme, do të jetë Xhenaro Gatuzo, ai që do të marrë detyrën e trajnerit të ri të Napolit. Ende asgjë nuk është zyrtare, por zhvillime të reja priten në ditët në