LIFESTYLE, 18 Prill 2019, 08:49

Këta janë njerëzit më me ndikim në botë

Këta janë njerëzit më me ndikim në botë


Disa nga artistet më të mëdha të muzikës në mbarë botën si Ariana Grande, Lady Gaga dhe Taylor Swift janë në listën e '100 personave më me ndikim në botë'.

Lista vjetore u publikua të mërkurën dhe përmban 100 persona, përfshirë artistë, liderë, politikanë dhe shumë njerëz nga e gjithë bota që ndikojnë tek të tjerët,

Lista është përpiluar nga revista Time.

Në kopertinën e revistës u zgjodhën vetëm Dwayne Johnson, Taylor Swift, Sandra Oh, Gayle King, yll i futbollit Mohamed Salah dhe Nancy Pelosi.