TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
Dita që të gjithë tifozët e Juventusit nuk do ta dëshironin është duke ardhur. Pas triumfit në Serie A për herë të 7-të radhazi dhe në Kupën e Italisë për herë të katërt në radhë, Gianluigi Buffon do të luajë të shtunën, ndoshta ndeshjen e fundit në karrierën e tij me bluzën bardhezi në “Allianz Stadium” në ndeshjen që Juventus do të luajë përballë Veronës.
Buffon ishte në pankinë në “Olimpico” kundër Romës, por në ndeshjen e fundit të sezonit ai parashikohet të jetë titullar, ndoshta për herë të fundit para tifozëve të tij. Të enjten klubi ka lajmëruar një konferencë shtypi në orën 11.30 ku Buffon do të zbardhë të ardhmen e tij.