AKTUALITET, 5 Qershor 2021, 09:24

Shkarkimi i kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Gjykata Kushtetuese rrëzon vendimin e Qeverisë

Shkarkimi i kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës,


Gjykata Kushtetuese ka rrëzuar dhe shfuqizuar vendimin e Qeverisë për shkarkimin e kryetarit të Bashkisë së Vaut të Dejës, Zef Hila.

Sipas vendimit të Kushtetueses, “është shkelur e drejta e Zef Hilës për t’u njoftuar dhe për t’u dëgjuar”.

Në vitin 2019 Zef Hila u shkarkua pas djegies së KZAZ-së në Bushat.

Asokohe, Hila u paraqit dhe në Polici duke shprehur se nuk ka pasur dijeni për çfarë do të ndodhte në KZAZ-në e Vaut të Dejës.

“Dija vetëm që do të bëhet protestë paqësore. Nuk kam dijeni për asgjë tjetër”, pati deklaruar Hila.

Më pas, ishte kryeministri Edi Rama i cili firmosi shkarkimin e tij, ndërsa paralajmëroi të njëjtin fat për këdo që sipas tij “do të përpiqej të pengonte zgjedhjet”.