TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Një zyrtar egjiptian, i cili ka folur për Associated Press në kushte anonimiteti, thotë se Hamasi ka refuzuar propozimin e Izraelit për një armëpushim dy mujor, në të cilin do të liroheshin pengjet izraelite në këmbim të burgosurve palestinezë.
Zyrtari thotë se liderët e Hamasit gjithashtu kanë refuzuar të largohen nga Gaza dhe po kërkojnë që Izraeli të tërhiqet plotësisht nga territori dhe të lejojë palestinezët të kthehen në shtëpitë e tyre. Zyrtari thotë se Egjipti dhe Katari, të cilët kanë ndërmjetësuar marrëveshjet e kaluara midis Izraelit dhe Hamasit, po zhvillojnë një propozim me shumë faza për të kapërcyer boshllëqet.
Propozimi do të përfshijë përfundimin e luftës, lirimin e pengjeve dhe paraqitjen e një vizioni për zgjidhjen e konfliktit izraelito-palestinez.