BOTA, 22 Janar 2024, 09:56

Donald Tusk për herë të parë në Ukrainë, do të takohet me Zelenskyn

Donald Tusk për herë të parë në Ukrainë, do

Kryeministri polak Donald Tusk do të vizitojë sot Ukrainën, në shenjë mbështetjeje për qeverinë e Kievit.

Kjo është vizita e parë e Tusk në Ukrainë.

Varshava është cilësuar si një aleat kyç i Kievit, i cili po kërkon mbështetje më të madhe ekonomike dhe ushtarake nga partnerët e saj perëndimorë për t’iu kundërvënë Rusisë.

Në një deklaratë të fundit, Tusk tha se ishte duke u përgatitur vizitën e tij të radhës në Kiev, pa specifikuar datën e saktë për arsye sigurie. Vizita e Tusk në Kiev përkon me festën që feston Ditën e Unitetit të Ukrainës.