BOTA, 20 Prill 2025, 16:50

Zv/presidenti Vance takon Melonin dhe viziton Vatikanin: Italia, një aleat i madh i SHBA-ve

Zv/presidenti Vance takon Melonin dhe viziton Vatikanin: Italia, një aleat

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, JD Vance, zhvilloi një vizitë në Itali, ku u prit nga Kryeministrja Giorgia Meloni dhe vizitoi Vatikanin në kuadër të Javës së Shenjtë.

Në një postim në Instagram, Vance shprehu kënaqësinë për takimin me Melonin:
“Ishte kënaqësi të takoja Kryeministren Giorgia Meloni në Romë. Italia është një vend i bukur dhe një aleat i madh i Shteteve të Bashkuara.”

Vizita e zëvendëspresidentit amerikan në Vatikan përkoi me liturgjinë e të Premtes së Madhe në Bazilikën e Shën Pjetrit, një moment solemn i Javës së Shenjtë në kalendarin katolik.

“Ishte një nder të vizitoja Vatikanin gjatë Javës së Shenjtë, dhe një bekim të përjetoja bukurinë dhe solemnitetin e liturgjisë së të Premtes së Mirë,” shkroi Vance në një tjetër postim në rrjetet sociale.