TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti Vladimir Putin ka zëvendësuar ministrin e tij të mbrojtjes dhe aleatit afatgjatë, Sergei Shoigu. Andrei Belousov do të zëvendësojë Shoigu si ministër i Mbrojtjes, ndërsa Sergei Lavrov do të mbetet në detyrë si ministër i Jashtëm.
Sipas mediave të huaja, vendimi i presidentit rus vjen më shumë se dy vjet pas luftës në Ukrainë. Mediat raportojnë se kjo është bërë e ditur të dielën dhoma e lartë e parlamentit rus.
⚡️#Putin decided to change the Minister of Defense Sergei #Shoigu.
Russian dictator proposed appointing Andrey Belousov as the new Minister of Defense, who previously served as the First Deputy Prime Minister. pic.twitter.com/CiXTAed8b6
— KyivPost (@KyivPost) May 12, 2024
Shoigu ka shërbyer si ministër i mbrojtjes që nga viti 2012. Po sot ai është emëruar nga presidenti Vladimir Putin në një tjetër detyrë të rëndësishme.
Sipas mediave të huaja, ai është emëruar si sekretar i Këshillit të Sigurimit Rus, post që më parë mbahej nga Nikolai Patrushev, i cili pritet të ngarkohet me një tjetër detyrë nga lideri rus.