TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Kandidati i opozitës për president të Turqisë, Muharrem Ince është tërhequr nga gara për zgjedhjet e së dielës.
Sipas mediave të huaja kjo ka ngushtuar fushën e rivalëve ndaj presidentit aktual Rexhep Tajip Erdogan.
Gjithashtu, siç shkruan Bloomberg ka injektuar një pasiguri të re në garë se si do të votojnë mbështetësit e tij.
“Po tërhiqem nga gara. Unë po e bëj këtë për atdheun tim”, u tha Ince gazetarëve në një konferencë shtypi të enjten në Ankara.
Ince ishte një nga katër kandidatët në votim, së bashku me Recep Tayyip Erdoganin, kundërshtarin e tij kryesor Kemal Kilicdaroglu dhe Sinan Ogan.