BOTA, 28 Janar 2022, 23:48

Zgjedhjet për President në Itali, dështon raundi i gjashtë i votimeve. Asnjë prej kandidatëve nuk arrin kuorumin

Zgjedhjet për President në Itali, dështon raundi i gjashtë i

As raundi i gjashtë i votimeve nuk ka mjaftuar për zgjedhjen e Presidentit të ri të Italisë. Asnjë prej kandidatëve për president nuk ka arritur kuorumin me të paktën 505 vota.

Gjatë këtij procesi, Sergio Mattarella arriti të sigurojë 336 vota, ndërsa 445 ishin abstenim. Sipas mediave italiane, Prokurori Di Matteo ka marrë 41 vota, Casini 9, Manconi 8.

Draghi dhe Cartabia kanë marrë 5, Belloni 4, Amato 3, Casellati 2. Votimi i shtatë do të bëhet nesër (29 janar) në orën 9:30. Prandaj, tani është koha për negociata.

Matteo Salvini u takua me kryeministrin Mario Draghi dhe më pas me Enrico Lettan e Giuseppe Conten. “Më në fund kemi filluar të flasim, kemi diskutuar sinqerisht dhe hapur, por jemi vetëm në fillim.

Ky Parlament mund të arrijë vetëm një mirëkuptim të gjerë”, tha Letta. Dhe Matteo Salvini njoftoi: “Së shpejti do të kemi një presidente femër”.

Në votimet për President, kanë marrë pjesë 1008 deputetë, senatorë dhe përfaqësues të qeverive rajonale.