BOTA, 28 Janar 2022, 15:37

Një pikturë e Botiçelit shitet në ankand 45 milionë dollarë

Një pikturë e Botiçelit shitet në ankand 45 milionë

Një pikturë e artistit italian, Sandro Botiçelit u shit në ankand në Nju Jork për rreth 45 milionë dollarë, pas një ”lufte” të zjarrtë ofertash.

”Tre konkurrentë u ‘grindën’ për pikturën për rreth shtatë minuta”, deklaroi shtëpia e ankandit ”Sotheby’s”.

E pikturuar në fund të shekullit XV, “The Man of Sorrows” është një portret i Jezu Krishtit në një kurorë me gjemba me duart dhe kyçet e dorës të lidhura me një litar.

Rreth një vit më parë, ”Sotheby’s” nxori në ankand një pikturë të Botiçelit për 92,2 milionë dollarë.

Asnjëherë më parë nuk është paguar kaq shumë në ankand për një vepër të piktorit italian.

Sipas shtëpisë së ankandeve, ka vetëm një duzinë portrete të Botiçelit të njohura në mbarë botën, vetëm disa prej të cilave janë në pronësi private.