BOTA, 24 Tetor 2025, 19:47

Zelensky u bën thirrje aleatëve të forcojnë Ukrainën me armë me rreze të gjatë veprimi

Zelensky u bën thirrje aleatëve të forcojnë Ukrainën me

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u bëri sot thirrje aleatëve të Kievit, që janë pjesë e të ashtuquajturës “Aleanca e të Gatshmëve”, të furnizojnë Ukrainën me armë me rreze të gjatë veprimi për të rritur presionin ndaj Rusisë dhe për ta detyruar atë të ulet në tryezën e negociatave për t’i dhënë fund luftës.

Ukraina po përdor mjetet që ka aktualisht në dispozicion për të goditur objektiva energjetike dhe ushtarake thellë brenda territorit rus.

Ai ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara raketa me rreze të gjatë Tomahawk për të rritur presionin ndaj Moskës, por ende nuk i ka marrë ato.

“Sapo presidenti rus Vladimir Putin ndjeu presionin dhe mundësinë që raketat Tomahawk të dërgohen në Ukrainë, ai menjëherë deklaroi gatishmërinë për të rifilluar bisedimet,” tha Zelensky gjatë një deklarate në Londër.