TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti ukrainas mirëpriti liderët e BE-së në hyrje të Pallatit Presidencial në Kiev. I gjithë kompleksi është i mbyllur, me sigurinë maksimale që çdokush mund të presë në zemër të pushtetit në një vend që është në luftë.
Gjatë pozimit për fotografinë e përbashkët, një gazetar e pyeti Zelenskyn nëse ai mendonte se aleatët europianë do t’i siguronin atë që ai me të vërtetë dëshiron.
“Do të shohim,” u përgjigj Zelensky.
Zyrtarët ukrainas shpresojnë që liderët francezë dhe gjermanë do të sigurojnë një mbështetje të qartë për ambiciet e anëtarësimit të Kievit në BE, pas mesazheve disi kontradiktore nga Emmanuel Macron dhe Olaf Scholz gjatë javëve të fundit.
Por më e papritura dhe më e sikletshmja ishte vizita e kancelarit Scholz në Kiev pasi lideri gjerman doli nga automjeti i tij me një çantë, të cilën ai e mbante gjatë gjithë kohë pranë tij.