TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Presidenti francez Emmanuel Macron, kancelari gjerman Olaf Scholz dhe kryeministri italian Mario Draghi kanë mbërritur në Kiev.
Tre liderët evropianë udhëtuan me tren drejt Ukrainës, për të treguar mbështetjen e tyre për vendin që është në luftë që prej shkurtit. Mediat e huaja publikuan pamjet, teksa ata ishin sëbashku në një tren.
Vizita ka marrë javë të tëra për t’u organizuar, ndërsa tre liderët kërkojnë të kapërcejnë kritikat brenda Ukrainës për reagimin e tyre ndaj luftës.
“Është një moment i rëndësishëm. Është një mesazh uniteti që po u dërgojmë ukrainasve”, tha Macron ndërsa mbërriti në Kiev.
I pyetur pse po ndodhte vizita tani, një zyrtar i Elysee tha se ata kishin konsideruar se ishte më mirë ta bënin pak përpara samitit të BE-së javën e ardhshme që do të diskutojë ofertën e Kievit për t’u bashkuar me bllokun 27-vendësh.