BOTA, 8 Qershor 2022, 10:33

Zelensky: Ja kur do të përfundojë lufta

Zelensky: Ja kur do të përfundojë lufta

Presidenti ukrainas ka deklaruar se lufta mund të përfundojë kur Moska të kuptojë se nuk ka më trupa për të humbur. 

“Do të vijë dita kur numri i humbjeve, edhe për Rusinë, do të kalojë kufirin e lejuar,” tha Volodymyr Zelensky në fjalimin e tij.

Presidenti ukrainas shtoi: Trupat ukrainas vazhdojnë mbrojtjen heroike në rajonin lindor të Donbasit. Ditën e djeshme asnjë nga forcat nuk ka shënuar përparime të suksesshme ndërsa vazhdojmë luftimet e ashpra  rreth Severodonetsk, Lysychansk, Popasna.

Dimri i ardhshëm do të jetë dimri më i vështirë i Ukrainës në historinë moderne, pasi asnjë nga rezervat e gazit apo qymyrit nuk do të mund të eksportohet.Përpjekjet diplomatike janë duke vazhduar ndërsa Ukraina kërkon të bashkohet me Bashkimin Europian  dhe vendimi i takon vendeve të BE-së.