TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Zëvendëspresidentja e SHBA Kamala Harris u përfshi në një aksident me makinë që fillimisht u raportua te shefat e Shërbimit Sekret si një “problem teknik”, por u vërtetua më pas se automjeti goditi një bordurë dhe më pas u përplas me një makinë tjetër.
Agjenti që e ngiste makinën, sipas “SkyNews”, goditi trotuarin anësor të një tuneli aq fort sa që goma e përparme u dëmtua plotësisht.
Drejtori i Shërbimit Sekret Kim Cheatle thuhet se ka shprehur shqetësimin se incidenti fillimisht ishte përshkruar si një problem teknik.
Sekretarja e shtypit e zonjës Harris, Kirsten Allen, konfirmoi incidentin të mërkurën, duke thënë: Zëvendëspresidentja nuk pësoi asnjë lëndim.

