TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Të paktën 15 persona janë qëlluar për vdekje në një lokal në qytezën Soweto të Afrikës së Jugut, thotë policia.
Persona të armatosur hynë në tavernën Orlando East në orët e para të mëngjesit të së dielës dhe filluan të qëllonin ndaj një grupi të rinjsh.
Më pas ata janë larguar nga vendi i ngjarjes me një minibus të bardhë. Disa persona të tjerë janë në gjendje kritike në spital, raporton BBC.
Viktimat besohet të jenë të moshës 19 deri në 35 vjeç.Policia është në kërkim të autorëve, ndërsa identiteti i tyre nuk dihet ende.