BOTA, 8 Shtator 2025, 16:44

“Vrasësja e kërpudhave” dënohet me burgim të përjetshëm, helmoi vjehrrit dhe një të afërm, vetëm burri i saj pastor mbijetoi

“Vrasësja e kërpudhave” dënohet me burgim të

Një grua australiane është dënuar me burgim të përjetshëm, pa asnjë shans për lirim për të paktën 33 vjet, për vrasjen e 3 të afërmve dhe përpjekjen për të vrarë një tjetër, me anë të kërpudhave toksike të gatuara me mish viçi.

E cilësuar edhe si “vrasësja e kërpudhave”, Erin Patterson, aktualisht 50 vjeçe, do të jetë në të 80-at para se të mund të aplikojë për lirim me kusht.

Një gjyqtar i Gjykatës së Lartë tha se krimet e Patterson ishin “kategoria më e keqe” për ofendim dhe përfshinin një “fshehje të hollësishme”.

Patterson vrau vjehrrit e saj, Don dhe Gail Patterson, të dy 70 vjeç, dhe motrën e Gail, Heather Wilkinson, 66 vjeçe, pasi u shërbeu atyre një mish viçi Wellington të helmuar në shtëpinë e saj në Victoria, në vitin 2023.

Burri i Heather-it, Ian Wilkinson, një pastor vendas, i mbijetoi drekës pasi doli nga koma dhe ka probleme të vazhdueshme shëndetësore që lidhen me helmimin, informon BBC.

Patterson pretendoi pafajësinë, duke thënë se ngjarja ishjte aksidentale, pasi nuk e dinte se kërpudhat ishin të helmuara.

Gjatë fjalës së tij në shpalljen e dënimit, gjyqtari Christopher Beale tha se rëndësia e krimeve të Patterson nënkuptonte se ai duhet të vendoste “dënimin maksimal”. Prokurorët kishin argumentuar se nëna e dy fëmijëve duhet të dënohet me burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi – dënimi më i ashpër në dispozicion në Australi.