BOTA, 7 Shtator 2025, 20:48

Policia çeke arreston pas 6 vitesh shoferin problematik të makinës së garave

Policia çeke arreston pas  6 vitesh shoferin problematik të

Policia në Republikën Çeke më në fund ka arrestuar shoferin e një makine garash të tipit Formula 1, e cila ishte parë në autostradë në shumë raste që nga viti 2019.

Makina e kuqe e garave, e veshur me të gjitha ngjyrat e Ferrarit, u ndoq deri në një pronë në fshatin Buk, rreth 60 km në jugperëndim të Pragës, pasi pamja e fundit u raportua në polici, ka raportuar BBC, transmeton Gazeta Express.

Videoja u shfaq të dielën në mëngjes duke treguar makinën karakteristike duke ngarë përgjatë autostradës D4 dhe duke ndaluar për benzinë.

Shoferi – një burrë 51-vjeçar – u arrestua në shtëpinë e tij dhe u mor në paraburgim pasi refuzoi për pak kohë të zbriste nga automjeti.

Pamjet nga videot e kapura nga mediat lokale e tregonin atë të ulur në makinë përpara garazhit të tij, duke debatuar me oficerët dhe duke thënë se po hynin pa leje në pronë private.

Përfundimisht ai u dorëzua dhe pranoi të çohej në një stacion policie për t’u marrë në pyetje – ende duke veshur uniformën e tij të kuqe të pilotit të garave dhe helmetën.

Sipas raportimeve të mëvonshme të mediave, ai refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve kur mbërriti atje.