BOTA, 31 Dhjetor 2024, 16:24

Viti i Ri troket në Tokio dhe Seul/ Spektakli i fishekzjarrëve ndriçon qiejt e dy vendeve

Viti i Ri troket në Tokio dhe Seul/ Spektakli i fishekzjarrëve

Viti i Ri troket në Japoni dhe Korenë e Jugut. Në kryeqytetet e dy vendeve, përkatësisht, Tokio dhe Seul, ka pasur spektakël fishekzjarrësh.

Zelanda e Re dhe Australia ishin dy vendet e para që pritën Vitin e Ri 2025.

Qytetet anembanë botës po përgatiten të të presin Vitin e Ri me shfaqje fishekzjarrë, pas një viti të vështirë, me konflikte të përgjakshme, pasiguri ekonomike dhe paqëndrueshmëri politike.