TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Sistemi shëndetësor në Rripin verior të Gazës është “shkatërruar” nga lufta dhe spitalet janë “plotësisht jofunksionale”, tha Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq.
“Armiqësitë e përsëritura brenda dhe përreth spitaleve kanë dëmtuar sistemin shëndetësor në Rripin verior të Gazës , duke i ekspozuar civilët ndaj rrezikut,” tha Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në një deklaratë.
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq kërkoi që infrastruktura mjekësore të mbrohet, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare humanitare.
“Kjo mbrojtje është një detyrim ligjor dhe një moral për ruajtjen e jetës njerëzore”, shtoi ai, duke sqaruar se spitalet janë të nevojshme për të sëmurët apo të lënduarit nga konfliktet.
Spitali Al-Awda, i cili deri vonë mbështetej nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq duke ofruar pajisje mjekësore, aktualisht është nën presion pasi është një nga infrastrukturat e pakta shëndetësore që funksionojnë ende në Rripin verior të Gazës.
“Fluksi i pacientëve të sëmurë dhe të zhvendosur që kërkojnë strehim po krijon një situatë që stafi mjekësor nuk mund ta zgjidhë,” shpjegoi KNKK.
“Kjo situatë gjithnjë e më e rrezikshme vjen përveç mungesës së pajisjeve, karburantit, ushqimit dhe mundësisë për trajtime të specializuara”, shtoi ai.
Megjithatë, KNKK thekson se është e vendosur të mbështesë shërbimet shëndetësore, sa më shumë që të jetë e mundur, kryesisht duke bërë gjithçka që mundet për të siguruar mbrojtjen e mjekëve dhe aksesin e qytetarëve në trajtime, si dhe për të lehtësuar lëvizjen e personelit dhe sigurimi i pajisjeve mjekësore.