BOTA, 30 Dhjetor 2024, 16:49

Marrëveshja, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 300 robër lufte

Marrëveshja, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 300 robër lufte

Rusia dhe Ukraina kanë shkëmbyer qindra robër lufte, lajm që u transmetua nga ministria ruse e mbrojtjes. Në një marrëveshje të ndërmjetësuar nga Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa Rusia tha se kishte shkëmbyer 150 ushtarë ukrainas të mbajtur robër me një numër të barabartë trupash ruse.

Trupat ruse të liruara ishin në Bjellorusi, një aleat i Rusisë. Atyre po iu jepej ndihma mjekësore dhe mundësia për të kontaktuar familjet e tyre. Ukraina nuk ka komentuar ende.

Para shkëmbimit të fundit, ka pasur vetëm 10 shkëmbime të burgosurish midis vendeve këtë vit. Ukraina nuk publikon numrat e të burgosurve të luftës që mbahen nga Rusia, por totali mendohet të jetë mbi 8,000.