BOTA, 10 Qershor 2026, 09:55

VIDEO/ Vritet në një sulm me bombë një zyrtar i lartë i ushtrisë ruse, iu vendos në makinë

VIDEO/ Vritet në një sulm me bombë një zyrtar i lartë i

Vritet në një sulm me bombë një zyrtar i lartë i ushtrisë ruse.

Sipas mediave ruse, Damir Davydov, kreu i Komandës së Raketave dhe Artilerisë së Ministrisë së Mbrojtjes Ruse dhe një zyrtar përgjegjës për furnizimin e forcave ruse me raketa dhe municione, po drejtonte makinën në momentin kur shpërtheu bomba duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 5:30 të mëngjesit të së martës, kur makina që po drejtonte Davydov shpërtheu pranë një pallati në periferi të Balashikhas, në lindje të Moskës.

Gjatë luftës në Ukrainë, ka pasur disa sulme dhe vrasje të figurave të larta të lidhura me përpjekjet ruse të luftës, me shërbimet e sigurisë ukrainase që ose kanë marrë përgjegjësinë ose janë akuzuar nga Moska për organizimin e tyre.