TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Ndërsa në Perëndim vazhdojnë debatet mbi “garancitë e sigurisë” për Kievin, Ukraina përgjigjet me mjete të veta ndaj agresionit rus. Më i fundit është një raketë e re lundrimi, Flamingo FP-5, e projektuar për të goditur objektiva në çdo cep të Rusisë evropiane, duke mbajtur një kokë lufte prej mbi një ton.
Raketa është prodhim i kompanisë ukrainase të industrisë së mbrojtjes Fire Point, e cila po zhvillon me ritme të shpejta dronë luftarakë dhe tashmë edhe sisteme raketore, sipas Politico.
“Flamingo është një raketë lundrimi me rreze të gjatë veprimi, që mbart kokë lufte 1.150 kg dhe mund të fluturojë 3.000 km deri në Rusi”, deklaroi drejtoresha ekzekutive dhe teknike e Fire Point, Irina Tereki. Ajo tha se nga ideja deri në testet e para në fushë beteje u deshën më pak se nëntë muaj. “Nuk do t’ju them shpejtësinë e saktë, por është më i shpejtë se çdo raketë tjetër që kemi tani. Dhe është tërësisht ukrainas.”
Një “flamingo” rozë në front
Emri dhe ngjyra fillestare rozë e raketës, pikërisht në majë, aty ku ndodhet koka luftarake, nisën si një shaka e brendshme për kontributin e grave në një sektor të dominuar nga meshkujt.
“Raketat e para ishin rozë dhe kaluan të gjitha testet në atë ngjyrë, por më pas u desh të ndryshonim për arsye kamuflazhi. Megjithatë, gruaja përgjegjëse e prodhimit është ende këtu. Është prekja femërore në raketa,” theksoi Tereki.
Raketa e re, me aftësitë e saj të reklamuara, mund të jetë një dhimbje koke serioze për Presidentin rus Vladimir Putin.
“Nuk keni nevojë për një emër të frikshëm për një raketë që mund të fluturojë 3,000 kilometra”, theksoi Terekhi. “Qëllimi kryesor është që një raketë të jetë efektive.”
Reagimi i Moskës
Agjencia shtetërore ruse TASS u përpoq të minimizonte rëndësinë e Flamingo-s, duke pretenduar se bazohet në dizajne britanike dhe duke vënë në dyshim aftësitë ukrainase. Tereki u kundërpërgjigj: “Sa më të suksesshme ishin misionet tona, aq më shumë rusët përpiqeshin të fshinin çdo gjurmë mediatike.”
Sipas Kievit, prodhimi masiv ka nisur tashmë me 211 njësi vetëm këtë muaj, ndërsa presidenti Volodymyr Zelensky nënvizoi se deri në dhjetor “Ukraina do të ketë shumë më tepër, deri sa të mund të përdorë qindra të tilla”.
Pesha strategjike
Ndryshe nga dronët me ngarkesa të vogla, një raketë si Flamingo mund të shkaktojë dëme masive në infrastrukturën ruse. Një shembull: vetëm një raketë Neptune me kokë 150 kg ndezi një zjarr tre-ditor në një rafineri në Tuapse, ndërsa Flamingo, me fuqinë e tij, premton shkatërrim shumë më të madh.
Fabian Hoffmann, studiues në Universitetin e Oslos, e quajti atë “garancinë më të fuqishme të sigurisë për Ukrainën”, duke vlerësuar se nëse Kievi arrin të prodhojë mijëra raketa të tilla, “mund të godasë mbi 25% të ekonomisë ruse brenda një apo dy ditësh”.
“Qytetarët duan rezultate. Duan të shohin Sheshin e Kuq në flakë,” tha Tereki. “Por nuk jemi terroristë si fqinjët tanë. Ne u themeluam për t’u mbrojtur nga agresioni i Rusisë dhe jo për të sulmuar. Qëllimi ynë është të garantojmë që Rusia të mos mund të na sulmojë as pas një, dy apo tre vitesh.”
❗ Zelensky: Ukraine has successfully tested the “Flamingo” missile and is launching its mass production
— NEXTA (@nexta_tv) August 21, 2025
At a meeting with journalists on August 20, the President of Ukraine called the Flamingo the most successful Ukrainian development. By the end of the year or in early 2026,… pic.twitter.com/lg92VJ4lhn