BOTA, 18 Dhjetor 2024, 13:33

VIDEO/ Trump me model të ri flokësh? Presidenti i zgjedhur i SHBA-së shfaqet ndryshe, ja si e pritën mbështetësit e tij

VIDEO/ Trump me model të ri flokësh? Presidenti i zgjedhur i

Presidenti i sapozgjedhur i SHBA-së, Donald Trump së fundmi tërhoqi vëmendjen e internetit gjatë një shëtitjeje në klubin ndërkombëtar të golfit Trump në Palm Beach, falë modelit të ri të flokëve, të krijuar nga mbajtja e kapelës.

Me një bluzë golfi të bardhë, pantallona të zeza dhe këpucë, Trump dukej i relaksuar duke ecur për të përshëndetur vizitorët dhe duke i pyetur rastësisht nëse po e shijonin kohën e tyre.

Në shikim të parë, shumë besuan se Trump i ishte nënshtruar një modeli të ri, pasi flokët e tij dukeshin të krehura në një mënyrë që devijonte nga stili i tij i zakonshëm voluminoz.

Por e vërteta ishte se ishte kapelja e tij ajo që ka shkaktuar ndryshimin e papritur në pamje.

VIDEO/ Trump me model të ri flokësh? Presidenti i zgjedhur i

VIDEO/ Trump me model të ri flokësh? Presidenti i zgjedhur i