TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.
TPZ.al është një media online e pavarur. Përpjekja jonë është të sjellim lajme, analiza dhe komente, në shërbim të interesit publik.

Natalie Samantha Rapnau është, sipas policisë, 15-vjeçarja që më 16 dhjetor, hapi zjarr dhe vrau dy persona në një shkollë private të krishterë në Wisconsin, SHBA.
Sipas CNN, duke cituar një burim policor, 15-vjeçarja po përballej me disa probleme dhe i kishte shprehur në një tekst të shkruar.
15-vjeçarja hapi zjarr në një dhomë në të cilën ndodheshin nxënës të klasave të ndryshme, duke vrarë një nxënës dhe një mësuese, ndërsa nga të shtënat e saj u plagosën një mësuese tjetër dhe pesë nxënës.
Pak më herët, autorja e mitur, e cila u vetëvra me armën që kishte me vete, dyshohet se ka postuar një foto nga brenda tualetit të shkollës duke bërë shenjën “OK”.
Fotoja që dyshohet se është bërë nga 15-vjeçarja në tualetin e shkollës pak para se të hapte zjarr
Policia lokale tha se Rapnow nuk kishte shqetësuar autoritetet deri dje. Policia është njoftuar nga një nxënës i klasës, dhe ka mbërritur në shkollë brenda tre minutave nga telefonata.
Mëngjesin e sotëm, efektivët e policisë kanë bastisur shtëpinë ku jetonte 15-vjeçarja për të gjetur çdo provë që do t’i ndihmonte të kuptonin motivin e të miturës.
Tani për tani babai i 15-vjeçares është në bashkëpunim me autoritetet dhe nuk ka të dhëna se prindërit e vajzës kanë kryer ndonjë krim.