BOTA, 16 Dhjetor 2024, 17:01

Identifikohet i dyshuari si spiun kinez në Britani

Identifikohet i dyshuari si spiun kinez në Britani

Mbretëri e Bashkuar - Një person i dyshuar si spiun për llogari të Kinës, është idenfitikuar publikisht ditën e sotme. 

Ai është Yang Tengbo, i njohur gjithashtu me emrin Chris Yang dhe i është ndaluar hyrja në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar nga Sekretarja e Shtetit. 

Ajo që e ka bërë të bujshëm rastin, është miqësia e këtij personi me princin Andrew. 

Ai është takuar me shumë figura të rëndësishme, përfshirë ish-kryeministrat David Cameron dhe Theresa May, si dhe Princin Andrew, të cilit i ishte përshkruar si një "besnik i ngushtë". Nuk është e qartë se si ky person u afrua kaq shumë me Princin Andrew.

Në një deklaratë të re, Yang këmbëngul se nuk ka bërë asgjë të gabuar dhe se nuk është spiun. Avokati i tij thotë se ai ka pranuar të identifikohet për shkak të spekulimeve të "jashtëzakonshme" mediatike rreth rastit të tij.

Deri tani ai nuk ishte identifikuar dhe identiteti i tij mbrohej nga një urdhër anonimati, ndaj njihej thjesht si H6. 

Identifikohet i dyshuari si spiun kinez në Britani

Identifikohet i dyshuari si spiun kinez në Britani

Identifikohet i dyshuari si spiun kinez në Britani